Aktualitet

Lumenj kokaine Belgjikë-Shqipëri-Itali, dënohet banda shqiptare e trafikut të kokainës

30 Prill 2022, 18:43 Nga DOSJA
Lumenj kokaine Belgjikë-Shqipëri-Itali, dënohet banda shqiptare e

ITALI– Trafikantët shqiptar të drogës me në krye Bledar Shtembarin kanë dalë para gjykatës italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafik ndërkombëtar të drogës. Banda shqiptare dhe më i njohuri i saj Bledar Shtembari u arrestuan tre vite më parë gjatë operacionit “Underground”, ndërsa tashmë kanë janë njohur me vendimet e gjykatës ndaj tyre.

Bledar Shtembari u dënua me 5 vjet e 4 muaj burg, Julian Tare me 4 vjet e 4 muaj burg dhe 4 mijë euro gjobë, Renato Hasa me 6 vite burg dhe 6 mijë euro gjobë. Ndërsa Ndërkaq, një grua me origjinë rumune dhe një italian u dënuan me 10 muaj burg e një mijë euro, ndërsa një italian tjetër u shpall i pafajshëm.

Gjithashtu u dhanë edhe 12 masa; 23 për të gjithë të dyshuarit, ku pjesë e bandës ishin 11 shqiptarë, 7 italianë, 3 maqedonas, një bjellorus dhe një rumun. Ata akuzohen për trafik ndërkombëtar të drogës ndërsa njihen edhe si rivalët e bandës së bosit mafioz të Viterbos, shqiptarit tjetër Ismail Rebeshit e janë përplasur me njëri-tjetrin për tregun e kokainës.

Të dyja bandat ishin në luftë me njëra-tjetrin për të marrë kontrollin e Viterbos për të dominuar tregun e kokainës. Mes të arrestuarve ka dalë në gjyq edhe 42 vjeçari shqiptar, Erjon Collaku, i cili dyshohet se kishte rolin e “korrierit”, duke transportuar kokainën nga një vend europian në tjetrin. Të pandehurit kanë trafikuar lumenj kokaine nga Belgjika nëpërmjet Shqipërisë dhe më pas dërgohej për në Itali. Sapo droga mbërriti në Viterbo të Italisë ajo përpunohej në një apartament pranë stacionit Porta Fiorentina, më pas vendosej në kavanoza me oriz, për të zvogëluar dëmtimin për shkak të lagështirës.

Marrë nga tusciaweb.eu

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet bledar shtembari itali bledar shtembari itali

Sondazh

Poll