Aktualitet

U përplasën për shpërndarjen e porosisë, del VIDEOJA ku shqiptari sulmoi me thikë grekun

30 Prill 2022, 19:07 Nga DOSJA
U përplasën për shpërndarjen e porosisë, del VIDEOJA ku

GREQI– Mediat greke kanë publikuar videon e përplasjes fizike mes 43-vjeçarit grek dhe 33 vjeçarit shqiptar të cilët në shkurt të këtij viti u konfliktuan me njëri-tjetrin se kush duhej të dërgonte porosinë një klienti që kishte bërë te restoranti i tyre. Siç edhe duket nga pamjet e mëposhtme, greku ka rrëmbyer një thikë, ka ndjekur dhe ka goditur me thikë shqiptarin jashtë dyqnit, para syve të habitur të klientëve të dyqanit dhe qytetarëve që kalonin në rrugë në momentin e ngjarjes.

“Kam katër vite që punoj në këtë restorant në Vula. Unë punoj si shpërndarës i ushqimeve. Sot rreth orës 2 të pasdites teksa po flisja me autorin për një porosi, u grindëm, pasi nuk ishim dakord se kush do ta bënte shpërndarjen. Teksa po grindeshim me të madhe, ai më hodhi një lugë. Unë e godita me grusht, kur shoh që ai mbante një thikë në dorë dhe filloi të përpiqej për të më goditur në bark. E ndalova sepse e kapa nga duart. Ai u përpoq të më godiste shumë herë. Provoi gati më shumë se 20 herë. Edhe kur u ndamë, ai donte të më sulmonte sërish me thikë, duke provuar të më gjuante në qafë dhe në bark. E pengova sërish dhe më pas më më goditi me thikë në mes të shpinës. Gjithçka zgjati më shumë se 15 minuta,” i tha shqiptari Policisë greke.

Marrë nga iefimerida.gr

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet greqi shqiptari dhunon grekun greqi shqiptari dhunon grekun

Sondazh

Poll