Aktualitet

‘Po i hedhin prodhimet’/ Fermeri: Nuk po mbështetemi në kohë krize

30 Prill 2022, 17:47 Nga DOSJA
‘Po i hedhin prodhimet’/ Fermeri: Nuk po mbështetemi në

ELBASAN- Në Sulovë të Elbasanit, fermerët kanë ngritur shqetësimin se nuk kanë mbështetje nga shteti për prodhimet e tyre. Arjan Hoxha, i cili është rikthyer nga emigirmi dhe ka investuar në këtë zonë duke ngritur sera ku prodhohen kunguj, ka thënë për Syri Tv se prodhimi i 400 kuintal kunguj nga serat e tij nuk gjen treg në Shqipëri për tu shitur.

Ndaj Hoxha dhe fermërët e tjerë të zonës kanë shkulur rrënjët e të mbjellave pasi prodhimet e tyre do të shkojnë dëm. Banorët kanë denoncuar mungesën e subvencioneve ndaj fermerëve dhe lehtësirave në kohë krize, teksa theksojnë se çdo investim është me paratë e tyre, e sërisht has vështirësi pasi nuk gjejnë treg.

(I.A/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan hoxha arjan hoxha

Sondazh

Poll