Aktualitet

‘PD Riciklimi’/Sherr mes Bardhit e Kokalarit, aktivistja: Të prezantoj me ‘gay republicans’

30 Prill 2022, 20:04 Nga DOSJA
‘PD Riciklimi’/Sherr mes Bardhit e Kokalarit, aktivistja: Të

TIRANË– Evi Kokalari dhe Gazment Bardhi janë përplasur me njëri-tjetrin në rrjete sociale. E gjitha nisi pas një postimi të bërë nga Bardhi lidhur me Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Me ironi, Bardhi shkruante se më shumë se Kuvend Ribashkimi, i dukej si Riciklimi. E po ashtu, shtoi se tashmë opozita është gati të shkojë para dhe të çlirojë Shtëpinë e Bardhë nga presidenti Joe Biden.

“Nuk paskan patur qëllim “rithemelimin”, por RICIKLIMIN! Përpara në çlirimim e Shtëpisë së Bardhë nga Presidenti Biden,”-shkruan Bardhi.

Nuk ka vonuar shumë dhe ka ardhur dhe përgjigjia nga Kokalari, edhe pse Bardhi nuk e përmendi me emër. Ajo ka dashur ti përgjigjet ironisë së Gazment Bardhit, ndërsa i ka sugjeruar deputetit që të krijojë një grupim të ngjashëm me “Log Cabin America” dhe për ta realizuar këtë, të takohet me republikanët gay.

“Hey Gaz Bardhi, ndërkohë që ne çlirojmë Shtëpinë e Bardhë, pse nuk hap “Log Cabin Albania”? E di për çfarë flas; ‘gay republicans’ dua të them. Jam gati të të prezantoj me kryetarin e Log Cabin America. E kam mik të mirë dhe është djalë i përkryer. Call me (Më telefo),”- shkruan Kokalari.

“Log Cabin America”, është një organizatë brenda Partisë Republikane në SHBA, që përkrah të drejtat e komunitetit LGBT+. Edhe pse Gazment Bardhi nuk njihet si aktivist i të drejtave LGBT apo si një politikan që të ketë dalë hapur në mbështetje të këtij komuniteti, por Kokalari duket se e konsideron si personazh pranë tyre. Edhe pse demokrati nuk e përmendur me emër, e as nuk e ka nënkuptuar në statusin e tij, aktivistja pranë Sali Berishës, duket se e ka marrë personale.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet evi kokalari gazment bardhi evi kokalari gazment bardhi

Sondazh

Poll