Aktualitet

‘Dy rrëzimet fatale’, autobuzi në lumë dhe Berisha në Kuvend marrin vëmendjen e ditës

30 Prill 2022, 18:00 Nga DOSJA
‘Dy rrëzimet fatale’, autobuzi në lumë dhe Berisha

TIRANË- Dy ngjarje të papritura kanë ndodhur 24 orët e fundit në vendin tonë ku për pak desh u kthyen në tragjedi, rrëzimi i autobuzit të linjës së unazës mbrëmjen e djeshme në Lanë dhe rrëzimi i ish-kryeministrit Sali Berisha ditën e sotme në Kuvendin e Partisë Demokratike.

Duket se këto dy tema kanë qenë ngjarje dite në të gjitha mediat në vend, e para sepse ju shmang asaj që mund të ishte tragjedia më e rëndë që mund të shkaktonte disa viktima, e dyta sepse ‘ngriu’ zemrat e demokratëve pasi kjo nuk është hera e parë që Berishës nuk i mbajnë këmbët dhe rrëzohet.

Por mesa duket ne shqiptarët dimë si t’a kthejmë ‘dhimbjen në forcë’ pas pak minuta na u desh që të harronim atë çfarë mund të ndodhte në të dyja rastet dhe menjëherë i kthyem në tema sociale dhe virale. Për rënie e autobuzin menjëherë u hodh ideja që të kthehet në instalacion si shenjë sensibilizimi për aksidentet rrugore.

Ndërkohë rrëzimi i Berishës u bë viral dhe burim për meme duke angazhuar çdo rrjet social në gjetjen e ideve më gjeniale se kush e kush mund të përshkruante në mënyrë më komike rënien e tij. Ky incident u përfol aq shumë saqë i mori të gjithë vëmendjen asaj që mendohej të ishte ngjarja e ditës në sferën politike.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet rrezohet sali berisha shmanget tragjedia me autobusin ne tirane rrezohet sali berisha shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll