Aktualitet

Merr flakë makina në Novoselë,brenda ndodhej e një fëmijë!Ndihmën e parë ia dha një turiste

30 Prill 2022, 15:37 Nga DOSJA
Merr flakë makina në Novoselë,brenda ndodhej e një

VLORË– Një makinë ka marrë flakë në Novoselë gjatë kohës që ishte në lëvizje e sipër. Ngjarja u regjistrua në autostradën Fier-Vlorë gjatë kohës që makina po udhëtonte nga Fieri drejt Vlorës pranë një karburanti. Deri më tani bëhet me dije se në momentin e parë që konstatoi flakët, i identifikuar me inicialet E.D, ndaloi makinën, një turiste e huaj i dha ndihmën. Në makinën që u mori flakë ishte dhe një fëmijë, i cili u qetësua nga turisti që dha ndihmën e parë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i zjarrit mund të jetë një defekt teknik, megjithatë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së flakëve.

Njoftimi i policisë:

Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(f.g/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet fier-vlore shperthen makina vlora fier-vlore shperthen makina vlora

Sondazh

Poll