Aktualitet

Digjet një mjet në Vlorë, dyshimet e para nga ç’ka ndodhur

30 Prill 2022, 15:07 Nga DOSJA
Digjet një mjet në Vlorë, dyshimet e para nga ç’ka

VLORË- Një automjet është shkrumbuar në flakë në autostradën Levan-Vlorë në zonën e Novoselës pasditën e sotme, pranë një karburanti. Ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes ndërsa Policia dhe zjarrfikësja po shkojnë në vendngjarje.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 30.04.2022, rreth orës 16:40, në autostradën Fier-Vlorë, ka marrë flakë në lëvizje, automjeti me drejtues shtetasin E. D. Nuk ka dëme në njerëz. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll