Politike

‘Aty ku dhunohet e drejta, lind qëndresa’/ Berisha: Zotohemi, nesër në pushtet me…

30 Prill 2022, 12:10 Nga DOSJA
‘Aty ku dhunohet e drejta, lind qëndresa’/ Berisha: Zotohemi,

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha u zotua ditën e sotme se kur të vijë në pushtet do të krijojë institucione të mira. Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha tha se do të rikthejë ligjin për proces të ndershëm gjyqësor dhe do të vendosin siguri ligjore.

‘Lufta që monstra me fytyrë njerëzore Putin ka krijuar në Europë krizë të pamohueshme energjitike dhe në ushqime. Në Shqipëri, e cila drejtohet nga organizata kriminale më e rrezikshme e momentit, ndihet më shumë se kurrë. Të gjiha këto, mund të bësh një listë të gjatë. Gjithçka mbulohet, duke bërë se do besohet. Sot ka vetëm një alternativë, PD e rithemeluar mbi vlerat konservatore. Po unë mendoj se ne kemi nisur në rrugën e duhur, sot kemi 70 kryetarë të degëve të PD, të zgjedhur një anëtar një votë. Të gjithë u propozuan nga anëtarësia. Rezervat tona janë vlerat konservatore, ndaj dhe ne betejën tonë do ta vazhdojmë me këto vlera. Modeli që zgjodhëm do ta konsolidojmë. Votën e lirë do ta konsolidojmë. Ne sollëm ato që mungonin në vitin 90, mungonte dinjiteti njerëzor. Sot do thoni ju nga do e nisim, do e nisim nga liritë dhe të drejtat njerëzore. Ato njohën trysni, dhunime të thella. Përsëri shqiptarët e lirë e gjetën vetën në mbretërinë e frikës. Para të mëdha vërshuan drejt medias, banda u rekrutuan në polici, po ne ku ishim? Kjo merr fund, ne do jemi aty ku shkelet cdo e drejtë. Aty ku dhunohet e drejta, lind qëndresa. Nuk ka liri dhe të drejta të garantuara pa shtet ligjor. Ne zotohemi nesër në pushtet me institucionet më të mira, do zhdukim pasojat e kësaj qeverie. Do rikthejmë ligjin për proces të ndershëm gjyqësor, do vendosim siguri ligjore.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll