Politike

‘Do kemi taksa të ulëta’/ Berisha: Nesër në pushtet me insititucionet më të mira amerikane

30 Prill 2022, 12:19 Nga DOSJA
‘Do kemi taksa të ulëta’/ Berisha: Nesër në

TIRANË– Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi ditën e sotme se me ardhjen e PD-së në pushtet, Shqipëria do të ketë taksat më të ulëta në rajon. Po ashtu, Berisha tha do të jetë në pushtet do të bëjë gjithçka, me institucionet më të mira europiane dhe amerikane.

Shqipëria do të jetë vendi me taksat më të ulëta në Europë. Jemi vend i bekuar, kemi pasuri natyrore, por ato po plackiten cdo ditë. Pasuritë përrallore do të shndërrohen në burime të fuqishme. Miqtë e mi, në 8 vite komisioni i kontrollit të lartë të shtetit ka faktuar që qeveria e Ramës ka shpërdoruar 8.2 mld euro. Shumë kjo me të cilën mund të rriteshin 3 ose 4 herë rrogat e shqiptarëve. Kjo praktike merr fund. Përsëri, ku do ti gjejmë ne fondet? Si do e nxjerrim vendin nga katastrofa. Regan shkruante se Qeveria është problemi, duke besuar dhe zbatuar parimin, në 2013 lamë një administratë me 93 mijë punonjësish, sot ka 220 mijë rrogëtare. Ne nuk jemi dhe nuk duam të shikojme njeri të varfëruar por nuk dilet në parazitizëm, duke vendosur në një detyrë 5 vetë që të pengojnë njëri tjetrin. Qeveri e vogël, administratë eficente do të jetë burimi ynë. Ne jemi themeluar si parti e pronës dhe pronarëve, kjo parti shndërroi 220 mijë shqiptarë në pronarë të apartamenteve. Shndërroi 460 mijë fermerë në pronarë të tokave. Nuk themi se ska pasur gabime apo padrejtësi. por respektimi i pronës private ka qënë parimi ynë. 8 vite janë rikthyer ligjet që imitojnë 46-ën. Janë votuar ligje që konfiskojnë apo lejojnë dorën që të konfiskojë ligje nga Velipoja. Të gjitha këto do të anulohen, iu jap fjalën pronarëve shqiptarë që do të bëhet gjithcka për rikthimin e pronave të tyre. Familja shqiptare është në stres të madh. Në shpërbërje, vështirësi që nuk e ka njohur kurrë më parë. Ne si konservatorë zotohemi se do të kemi mbështetjen për familjen. Familja shqiptare është dhe do të mbetet votra e shoqërisë sonë.’- tha Berisha.

LAJMI KRYESOR:VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(A.B)/Dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll