Politike

Berisha: Basha përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët, shkelmoi sovranitetin e PD

30 Prill 2022, 11:55 Nga DOSJA
Berisha: Basha përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët,

TIRANË– Në fjalën e mbajtur në Kuvendin Kombëtar të PD-së, ish-kryeministri Sali Berisha sulmoi ish-kryetarin e PD, Lulzim Basha. Ai tha se Basha zëvendësoi vlerat e PD me pazaret me qeverinë dhe së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët.

Basha i cili e konsideroi partinë si sipërmarrje private, zëvendësoi këtë parti me pazare me qeverinë. Së fundmi përfundoi i mbërthyer nga të gjitha anët, u vërsul me vendime me praktika, me qëndrime, antidemokratike. Shkelmoi sovranitetin e PD. Ne pas zgjedhjeve të 25 prillit të cilat ishin më të dhunuarat në historinë e Shqipërisë, ky zotëri në vend që të merrte persipër avokatinë e botës, filloi pazaret me narkoqeverinë, bllokoi komisionin hetimor të zgjedhjeve, duke tradhëtuar demokratët që votoi për PD. Të dashur miq nësë këto ishin qëndrime të papërgjegjshme, PD për të cilën shkruajnë se duhet të shuhet e shkrihet se është vite e vite larg misionit të sa, se ëshë shndërruar në një pseudoopozitë, këto nuk ndodhën, se 620 mijë shqiptarë që e sollën me 25 prill forcën politike më të madhe komuniste, vendosën të mbushnin sallat e të shpëtonin demokracinë shqiptare.’– tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll