Politike

“Basha s’më la të flisja Kuvendin e kaluar”/ Rudina Hajdari: S’është PD që babai im donte!

30 Prill 2022, 13:33 Nga DOSJA
“Basha s’më la të flisja Kuvendin e kaluar”/ Rudina

TIRANË– Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, gjatë fjalës së saj në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike u ka bërë thirrje të gjithëve që të bashkohen dhe të japin kontributin e tyre për ringritjen e kësaj partie, duke u kërkuar që të lënë mënjanë sherret me tyre. Në fjalimin e saj në Kuvendin Kombëtar të PD-së, Hajdari tha se që e vogël ishte rritur nga babai i saj me përfytyrimin se si duhej të ishte PD-ja dhe se kjo nuk është partia që Azem Hajdari do ta donte.

“Jam e lumtur që jam këtu sot dhe jap fjalën time para delegatëve të PD. E vërteta është edhe se para se u përjashtova ish-kryetari i komaduar për aq kohë sa zgjati nuk më lejoi të flisja në Kuvendin, ndaj sot kam nderin dhe privilegjin të flas para jush. Ndaj familja ime e dashur, familja ime e vogël kur isha unë e vogël një njeri më thoshte që do ndërtojmë një shtëpi, e cila do të bujte shqiptarët më idealist dhe të dashur, një shtëpi të denjë e cila do të mbante brenda intelektualët më të mirë, një shtëpi të fortë, ku do të gatuheshin planet afatgjata. Njeriu që fliste për këto ide ishte im at Azem Hajdari dhe shtëpia e tij ishte Partia Deemokratike e Shqipërisë, partia më e bukur në botë për mua se që e vogël jam rritur se si duhet të ishte Partia Demokratike.

E dashur familja ime politike ne sot kemi një mision të rëndësishëm. Ne duhet të japim vendit opozitën që meriton, sherret mes nesh duhet të marrin fund, ndaj nuk kemi kohë që të humbim, duhet të rimblidhemi dhe të ringrihemi dhe të fillojmë të bashkojmë shqiptarët që nga Tropoja ime e dashur dhe deri në Konispol. PD duhet të kthehet në atë shtëpinë e madhe PARTI që babi im e donte, duke i bërë thirrje për bashkim çdo njeriu që do të japë kontribut,”-tha Hajdari.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 rudina hajdari kuvendi i pd 30 prill 2022 rudina hajdari

Sondazh

Poll