Politike

‘Kam vërejtje’/ Imami: Ish-kryetari bëri spastrim, sulmi që iu bë PD ishte shitje e madhe

30 Prill 2022, 09:45 Nga DOSJA
‘Kam vërejtje’/ Imami: Ish-kryetari bëri spastrim, sulmi

TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Arben Imami mbajti fjalimin e tij në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai u shpreh se ish-kryetari i PD-së bëri spastrim të partisë, duke shtuar se vendosi njerëz që falsifikonin demokracinë dhe blinin vota. Imami tha se zgjedhjet e vitit 2017 ishin turp dhe nuk i sollën asnjë qëllim të mirë partisë. 

‘Rroftë PD. Miq demokratë, të nderuar deputetë dhe z.Berisha, do përqendrohem në dy probleme, jo për të shkuarën por për të ardhem. Pjesëmarrja dhe përfaqësimi dhe konservatorizmi, Pjesëmarrje në vendime mund të funksionojë, për herë të parë anëtarësia mori vendimet më të rëndësishme për të ardhmen e kësaj partie. Liria është e drejtë për pjesëmarrjen, për tu dëgjuar dhe për të qenë vendimmarrës brenda një kuadri rregullash. Dua të veçoj parimin e përfaqësimit. Kjo krizë është mbërthyer. Një grusht njerëz vendosin për falsifikimin e demokracisë, blerjen e votës dhe shtrembërimin e saj. Goditja e parë ishte qeverisja lokale. Ajo që ndodhi në partinë tonë, ishte krizë e përfaqësimit. Ish-kryetari bëri spastrimin e partisë tek të gjitha nivelet, duke vijuar me operacionin final. Zgjedhjet e kontrolluara te manipuluara dhe të falsifikuara për kryetarin e partisë në 2017 dhe 2021 ishin nje turp asnjë qëllim i mirë nuk e justifikon shkeljen e rolit të anëtarit te partisë. E kundërta ndodhi në referendumin e dhjetorit treguan se vota kishte vlere. Ky proces do të hapë rrugën për njerëz të rinj në politik, modele dhe përfaqësues të komuniteve. Ka njerëz me kontribute, aftësi dhe merita, për ta duhet të jetë e hapur. Edhe një vërejtje, të mos mbetemi me formulime të vjetra dhe të rinj. Ndërmarrja e tyre e përbashkët me Edi Ramën në shkarkimin e Berishës në shtator të vitit të kaluar. Nuk duhet kërkuar ndjesë, iu luftë të gjithëve atyre që punuan për ringritjen e e Shqipërisë. Rithemelimi nuk rishpikje, është rrezik, nuk është largim nga dhjetori i 90-tës, as nga orientimi euroatlantik.nga tregu i lirë dhe prona private e kështu me radhë. Ndryshimi është i pashmangshëm, jemi për konservatorizëm modern, jo për atë që nuk pranon asnjë ndryshim. Sulmi që ju bë qeverisjes së PD ishte tradhtia me e madhe shitje e opozites.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike arben imami kuvendi i pd 30 prill 2022 arben imami kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll