Politike

Berisha paralajmëron Vuçiç: Kërcënimet mbaji për vete, fatin që do pësojë Putin do kesh

30 Prill 2022, 12:26 Nga DOSJA
Berisha paralajmëron Vuçiç: Kërcënimet mbaji

TIRANË– Sali Berisha komentoi ditën e sotme nismën ‘Open Balkan’. Gjatë Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, Berisha paralajmëroi Vuçiç për pasoja nëse tenton destabilizimin e Kosovës. Po ashtu, Berisha tha se fatin që do të ketë Putin në Ukrainë do ta ketë edhe Vuçiç.

“A e dini ju miqtë e mi se në tryezat diplomatike të nivelit më të lartë, kryeministra, kryetarë shtetesh hapin sytë kur e dëgjojnë Edi Ramën të flasë për Aleksander Vuçiçin me aq pasion, njeriun që nuk njeh gjenocidin e sanksionuar nga dy vendime gjykatash në Bosnjë. Njeriun që nuk njeh gjenocidin në Kosovë, njeriun që punon haptas për Serbinë e Madhe. Ne jemi dhe do jemi për bashkëpunim rajonal. Ne jemi dhe do bëjmë gjithçka për paqen dhe stabilitetin në rajon, por ne kurrë nuk mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë ndaj Kosovës. Ne s’do pranojmë kurrë Ballkanin e Hapur, një aleancë trilaterale antishqiptare. Një aleancë e cila është fund e krye në shërbim të Serbisë së Madhe. Rama është njeriu që i bën më shumë tualet Vuçiç. Kurrë s’mund ta shndërrojmë Shqipërinë në epiqendër të luftës së ftohtë të Kosovës. Çdo përpjekje për destabilizimin e Kosovës do përballet me Shqipërinë. Atë fat që do pësojë Putini në Ukrainë do ta kesh dhe ti në çdo aventurë tënden në Kosovë dhe kudo tjetër“, tha Berisha.

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin me 1425 delegatë, kryetari zgjidhet më 22 maj

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha kuvendi i pd 30 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll