Aktualitet

‘Delegatët yje’, modelet e gazetarja pjesë e Kuvendit të PD, mungon Stresi e djemtë Hajdari

30 Prill 2022, 09:46 Nga DOSJA
‘Delegatët yje’, modelet e gazetarja pjesë e Kuvendit

TIRANË– Pjesë e Kuvendit të Partisë Demokratike janë bërë edhe personazhë publikë. Mes tyre, Dosja.al vuri re prezencën e modeles Ada Deda, vajzës së Albina Dedës e cila është kandidatë për anëtare këshilli në PD. Gjithashtu, prezente në sallë është edhe Fjoralba Dizdari e Erla Mëhilli, ish-zëdhënësja e liderit historik të PD-së, Sali Berisha.

Por, mungon Stresi, reperi Arkimed Lushaj që njihet për mbështetjen që i jep Berishës e selisë blu. Prezente është Rudina Hajdari, por dy vëllezërit e saj, Kiri dhe Azemi i vogël nuk kanë kardhur. Bleona Qerreti e Laura Vorpsi që u përfolën një ditë më parë se do të ishin pjesë e delegatëve nuk kanë ardhur sot në Kuvend.

Kush janë prezent:

Erla Mëhilli, Ada Deda, Fjoralba Dizdari,

Kush mungon:

Arkimed Lushaj, Bleona Qerreti, Laura Vorpsi, Kiri dhe Azem Hajdari

LAJMI KRYESOR: VD-LIVE/PD mbledh Kuvendin! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike ada deda azem hajdari bleon qerreti kiri hajdari laura vorpsi ada deda azem hajdari bleon qerreti kiri hajdari laura vorpsi

Sondazh

Poll