Aktualitet

VD/ Veliaj dhe Manastirliu rikthehen tek Trauma, kryebashkiaku të plagosurit: Ja telefoni

30 Prill 2022, 08:45 Nga DOSJA
VD/ Veliaj dhe Manastirliu rikthehen tek Trauma, kryebashkiaku të

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu kanë vizituar në Spitalin e Traumës të lënduarit nga aksidenti i mbrëmshëm në kryeqytet, ku një autobus u përplas me një makinë. Nga aksidenti autobusi dhe makina përfunduan në Lanë.

Një nga të plagosurit i kërkoi ditën e mbrëmshme kryebashkiakut telefonin që i kishte humbur gjatë aksidentit dhe Veliaj e mbajti premtimin, i dhuroi të riut një telefon të ri.

“Telefonin e gjtëm, e zgjidhëm hallin e parë”-i tha Veliaj të riut.

Autobusi i linjës urbane ‘Green Line’ ndodhet ende në Lanë, një ditë pasi u aksidentua bashkë me një tjetër makinë dhe të dy mjetet përfunduan në lum. Edhe pse aksidenti ndodhi rreth orës 20:20, urbani nuk është larguar ende nga vendi i ngjarjes ku gati u shënua një tragjedi.

Të plagosur nga aksidenti kanë mbetur shoferi i autobusit Muhamet Kyçyku; fatorino A. K., 61 vjeç; pasagjerja F. Ç., 64 vjeçe, si edhe 2 të rinjtë që po udhëtonin në makinën e vogël.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet video galeri eerion veliaj ogerta manastirliu shmanget tragjedia me autobusin ne tirane eerion veliaj ogerta manastirliu shmanget tragjedia me autobusin ne tirane

Sondazh

Poll