Aktualitet

Përplasja me armë në Vlorë, u qëllua nga dy palët, shkak, e dashura e djalit të kryeplakut

30 Prill 2022, 07:41 Nga DOSJA
Përplasja me armë në Vlorë, u qëllua nga dy palët,

VLORË– Sherri që përfundoi në përplasje me armë zjarri një natë më parë në Vlorë mes efektivit Lisjan Myrtaj e Juxhin Aliajt (Todi) ka nisur pikërisht për të dashurën e këtij të fundit. Dy të rinjtë debatonin vazhdimisht me njëri-tetrin për të nëjjtën arsye, pasi jetonin edhe në të njëjtën lagje ’10 korriku’ e konfliktet ishin të pashmangshme. Por, një natë më parë, gjithçka kapi kulmin.

“Çfarë ke që shikon”, kanë qenë fjalët që kanë nisur konfliktin verbal e fizik mes dy djemve dhe në prani të të dashurës së Aliajt, nxorrën armët e qëlluan drejt njëri-tjetrit. Gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes kanë bërë që grupi hetimor të dalë në përfundimin e është qëlluar nga të dy palët.

Dy gëzhoja plumbash janë gjetur në tokë, një në murin e një banese dhe një në automjetin e llojit ‘Mercedes Benz’, tip ‘ML’ me targat AA 858 FY. Automjeti ishte në pronësi të babait të Juxhin Aliajt, kryeplakut të Kaninës Astrit Aliaj në dokumente, por përdorej nga i biri. Si Juxhin Aliaj dhe e dashura e tij pas plumbave kanë tentuar të hipin në automjet për tu larguar por Lisjan Myrtaj i ka ndjekur duke i qëlluar në xhamin e parmë të makinës. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.

Juxhin Aliaj është larguar nga vendi i ngjarjes ndërsa Lisjan Myrtaj është dorëzuar në polici. Në polici është shoqëruar edhe e dashura e Aliajt, e cila pas marrjes në pyetje është shoqëruar deri në shtëpi nga efektivët dhe është lënë e lirë. Ajo ka qenë e tronditur nga ngjarja dhe është shprehur se dinamika që u zhvillua një natë më parë, nuk e la të kuptonte shumë detaje.  Në dëshminë e tij në policinë e Vlorës Myrtaj është shprehur se përplasja nisi kur Juxhini kishte dalë nga pallati me të dashurën. Ai tregon se Aliaj e ka fyer gjë që është bërë shkak dhe për nxjerrjen e armëve. Policia është ende në kërkim të Aliajt.

ZHVILLIMET ORË PAS ORE:

“Më ndoqi dhe më qëlloi me armë”/ Dëshmia e policit në Vlorë: Më ofendoi, prita kolegët

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet atentat juxhino todit atentat ne vlore juxhin todi lisjan myrtaj atentat juxhino todit atentat ne vlore juxhin todi lisjan myrtaj

Sondazh

Poll