Aktualitet

Kuvendi/ Jozefina Topalli: Moment kyç për PD! Edhe pa pasur karrige kam bërë beteja

30 Prill 2022, 08:20 Nga DOSJA
Kuvendi/ Jozefina Topalli: Moment kyç për PD! Edhe pa pasur karrige

TIRANË– Jozefina Topalli është një figurat e Partisë Demokratike e cila është rikthyer në parti. Ditën e sotme ajo do të marrë pjesë në Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike. Për gazetarët, jashtë sallës së Kongresit, ajo deklaroi se dita e sotme është kyçe për PD-në. Po ashtu ajo u pyet për rikthimin në parti, duke shtuar se nuk është nevoja që të ketë post për të bërë beteja.

‘Duhet ti rikthehemi vlerave, sot është një moment kyc kur PD të kthehet te vetja. Nuk është hera e parë që është gjendur në vështirësi, nuk jemi tërhequr. Dhe pa qënë në krye të PD njeriu duhet të gjejë forcën të thotë të vërtetën. Nga eksperienca kam mësuar se nuk është nevoja të kësh karrige që të bësh beteja. Nuk ka dëm më të madh se sa ta lësh vendin pa opozitë, prandaj jam sot këtu.‘- tha Topalli.

LAJMI KRYESOR: PD mbledh Kuvendin Kombëtar! Rikthehen emrat e njohur, votohet për Këshillin Kombëtar

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike kuvendi i pd 30 prill 2022 kuvendi i pd 30 prill 2022

Sondazh

Poll