Aktualitet

Aksident! ‘Mitsubishi’ merr para 3 mjete, lëndohet një person, shoferi përfundon në polici

30 Prill 2022, 07:39 Nga DOSJA
Aksident! ‘Mitsubishi’ merr para 3 mjete, lëndohet një

MALLAKASTËR– Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”. Shoferi me iniciale V. K., duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara. Ai ka lënë të lënduar këmbësorin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj. Ky i fundit u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shoferi u shoqërua në polici.

NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

Rreth orës 08:35, në aksin nacional Mallakastër-Memaliaj, në fshatin Krahës, në vendin e quajtur “Kthesa e Kalivaçit”, shtetasi V. K., banues në fshatin Peshtan, Tepelenë, duke drejtuar automjetin tip “Mitsubishi” ka goditur tre mjete të parkuara (dëme materiale) dhe (këmbësorin) shtetasin Q. H., 87 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Memaliaj, i cili u transportua për në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nga shërbimet e Policisë Rrugore është shoqëruar drejtuesi i mjetit, shtetasi V. K. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet aksident aksident

Sondazh

Poll