Aktualitet

Inceneratori i Fierit, 30 punëtorë ngrihen në protestë: S’kemi marrë pagat prej 4 muajsh

30 Prill 2022, 08:39 Nga DOSJA
Inceneratori i Fierit, 30 punëtorë ngrihen në protestë:

FIER– Ditën e sotme 30 punëtorë të Inceneratorit në Fier janë ngritur në protestë. Ata kërkojnë pagat e tyre, duke pretenduar se nuk i kanë marrë që prej 4 muajsh. Disa prej tyre deklarojnë se nuk kanë para për të ushqyer familjet e se janë futur në borxhe.

“Për një faturë energjie këta të shembin shtëpinë, këto kanë 4 muaj që nuk na paguajnë. Ky është gjenocid. Me çfarë të hamë e të pimë. Na kanë lënë 4 muaj pa bukë. Të na japin lekët e të ikim.’

Kemi 4 muaj që s’i kemi marrë rrogat. Erdhën na thanë që jo këtë javë po javën tjetër. Prit e s’ka Edhe ne e kemi ndërprerë punën që dy javë. Unë nuk rri më kam rreth 600 mijë lekë borxh. Ato 1 milionë e gjysmë që kanë ngelur t’i marrin. S’jam i sigurt nëse do i marrim. Nuk dimë se kush na paguan. Nuk e njohim pronarin. S’kam shpresë se do i marr. “-kanë thënë ato.

(a.b)/dosja.al

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet inceneratori i fierit protestë protestojne punonjesit e inceneratorit inceneratori i fierit protestë protestojne punonjesit e inceneratorit

Sondazh

Poll