Aktualitet

Sherri mes biznesmenëve në Laprakë, shkon në 4 numri i të arrestuarve (EMRAT)

18 Korrik 2019, 06:51 Nga DOSJA
Sherri mes biznesmenëve në Laprakë, shkon në 4 numri i

Mamurras- Numri i të arrestuarve për plagosjen e 4 personave në një lokal në Laprakë në vitin 2017 ka shkuar në 4.

Mësohet se pas arrestimit të djeshëm të  vëllezërve Arben Seferi dhe Astrit Seferi, janë arrestuar edhe Viktor Gjergji dhe Xhevahir Marku.

Sipas policisë  Marku akuzohet për përkrahje të autorit të krimit dhe armëmbajtjes pa leje. Po kështu gjatë arrestimeve policia gjeti dy pistoleta në çanta të cilat dyshohet se i përkasin Arben Seferit dhe Xhevahir Markut.

Çfarë ndodhi më 2017?

Pas një sherri në zonën e Laprakës mbetën të plagosur, pronari i lokalit, Eljon Leka dhe tre klientët, Avni Biber, Bujar Mrisha dhe Bledar Gusturama.  Me Eljo Lekën, dy vëllezërit Seferi  kishin pasur konflikt të mëparshëm.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet 4 te arrestuar sherri mes biznesmenëve në laprakë viktor gjergji xhevahir marku 4 te arrestuar sherri mes biznesmenëve në laprakë viktor gjergji xhevahir marku

Sondazh

Poll