Aktualitet

Kritikat ndaj Yuri Kim, zyrtarja e lartë amerikane: Ju siguroj se Biden ka besim tek ajo

29 Prill 2022, 16:29 Nga DOSJA
Kritikat ndaj Yuri Kim, zyrtarja e lartë amerikane: Ju siguroj se Biden ka

TIRANË-Ne kemi besim të plotë tek ambasadorja Yuri Kim,“-kështu ka deklaruar për Zërin e Amerikës ndihmës Sekretarja amerikane e Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike Karen Donfried, e cila zhvilloi një vizitë dy ditore në Tiranë në kuadër të turit të saj në Ballkanin Perëndimor. E pyetur për reagimin e saj për kritikat ndaj ambasadores së SHBA-ve Yuri Kim, ndaj të cilës ka nisur dhe një petion kundër aktivitetit të saj politik në vendin tonë, Donfried ishte e qartë. Donfried theksoi se është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. 

Zëri i Amerikës: Kohët e fundit kemi parë shumë kritika dhe reagime ndaj ambasadores së SHBA-së, veçanërisht nga një segment i madh i opozitës, duke e akuzuar atë për ndërhyrje në politikën shqiptare. Cili është reagimi juaj?

Nd/Sekretarja Donfried: Mund t’ju siguroj që Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden, Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara Tony Blinken dhe unë, të gjithë kemi besim të plotë tek Ambasadorja Yuri Kim. Dhe është një kënaqësi e madhe që kemi njerëz të kalibrit të saj dhe me integritetin e saj në qeverinë e SHBA-së. Dhe mendoj që edhe ky vend, Shqipëria, nuk mund të kishte më shumë fat se sa të ketë atë si përfaqësuese të vendit tim dhe duke punuar çdo ditë për të forcuar atë që është tashmë një marrëdhënie e rëndësishme midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë.

Zëri i Amerikës: Përveç Berishës, Uashingtoni sanksionoi së fundmi edhe një ish-deputet, Aqif Rakipin, me lidhje të qarta me partinë e shumicës në pushtet. Cilat janë pritshmëritë tuaja nga autoritetet shqiptare?

Nd/Sekretarja Donfried: Mendoj se kam qenë e qartë në lidhje me rolin që luajnë shpalljet. Në lidhje me çfarë ndodh në Shqipëri pas tyre, do të thosha se unë besoj që qytetarët shqiptarë, si njerëzit në të gjithë botën, duan të mbështesin kandidatë të pastër.

SHIKONI INTERVISTËN E PLOTË: 

“Berisha”/Donfried për VOA:S’takohem me “non grata”!Ankesat për Yuri Kim?Kemi besim tek ajo

(k.m/dosja.al)

 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet karen donfried karen donfried ne shqiperi karen donfried karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll