Aktualitet

Në makinë me Rrumin, Ndoja: Miqtë i dalloj mirë e s’i bëj hasha, atë thjesht e njihja

29 Prill 2022, 12:40 Nga DOSJA
Në makinë me Rrumin, Ndoja: Miqtë i dalloj mirë e s’i

TIRANË– Prokurori Arjan Ndoja i konsideron ta paarsyeshme akuzat e bëra gjatë seancës së sotme ku dëshmoi para trupës së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ndoja është shprehur i hapur për çdo lloj hetimi, pork a shtuar se nuk mund të akuzohet për zhdukje dosjes kur në fakt ka dhe një vendim për këtë çështje. Për Aleksandër Lahon, që njihet ndryshe si Rrumi i Shijakut, Ndoja është shprehur se nuk e ka mik por thjesht të njihur. Miqtë, prokurori thotë se i njeh mirë e s’u bën hasha.

“Në lidhje me informacionet e medias nuk ju kam thënë asnjëherë mos i merrni për bazë. Indiciet mund të shërbejnë dhe jam i hapur kur thashethemet provohen, jam i hapur dhe për pergjimet. Por nëse ju si KPK më akuzoni me zhdukje dosjesh, kur në Prokurori janë vjedhur serverat dhe ka vendim gjyqësori për autorin në fjalë. Tani më thoni ju ç’lidhje kam unë me këtë ngjarje dhe përse më keni pyetur? Jam i hapur, unë nuk fsheh asgje, i kam dalë borxhit kujtdo hajde hetoni. Për shtetasin A.L që me pyesni pse ky person ishte në makinën tënde, sërish ju them se pas atentatit lashë telefonin, lashë kodin. Nuk u gjet asgjë. Nga ky individ se kam ditur kurrë që kishte patur probleme. Ai ishte u njohur për mua, jo mik. Miqtë që kam miq i njoh mirë dhe nuk i bej hasha,”- tha Ndoja.

LAJM KRYESOR:I mbijetoi atentatit te mbikalimi i Shkozetit, prokurori Ndoja del sot në Vetting (SKEDA)

(f.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arjan ndoja arjan ndoja ne vetting arjan ndoja arjan ndoja ne vetting

Sondazh

Poll