Aktualitet

Plagosja e Muçllarit në Pogradec, gjykata lë në burg të arrestuarit

29 Prill 2022, 12:27 Nga DOSJA
Plagosja e Muçllarit në Pogradec, gjykata lë në burg

POGRADEC– Fatjon Bono 32 vjeç, Ledion Shkullaku 27 vjeç, Kristjan Kresto 26 vjeç, Hekuran Gjona 22 vjeç, dhe Rudi Shaho 28 vjeç, janë lënë ditën e sotme në burg nga Gjykata e Pogradecit. Të pestë personat akuzohen për veprat penale “Moskallëzimi i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Përkrahja e autorit të krimit”, të përfshirë në plagosjen e të riut, Johan Muçllari. Në kërkim janë Firdeus Berberi e Greisi Maxhari të cilët dyshohen se janë autorët e plagosjes së të riut.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 26 Prill. Johan Muçllari u paraqit vetë në spitalin e Pogradecit dhe para bluzave të bardha rrëfeu se dy persona i kishin bërë atentat. Ai kishte marrë një plumb në këmbë e një plagë të shkaktuar nga thika rrëzë qafës. Duke parë gjendjet e rëndë shëndetësore, Muçlllari u nis për në spitalin e Traumës, aty u trajtua nga mjekët.

Ky nuk është atentati i parë që kryhet ndaj familjes Muçllari! Gjatë vitit 2020, Jetmir Muçllari ka denoncuar se kanë tentuar disa herë që ta eliminojnë atë dhe djemtë e tij, ndaj dhe ka kërkuar mbrojtje nga Policia e Shtetit. Në vetëm 7 ditë hotel “Voloreka” në pronësi të Jetmir Muçllari, u godit dy herë në datat 1 dhe 8 gusht në Pogradec. Për ngjarjen, Policia arrestoi gjithsej 7 persona të cilët janë: Meard Berberi, Anterio Kaloshi, Ervin Kalaja, Ilir Berberi, Ilir Meçolli, Ardian Xhuti, Elvir Haxhia dhe Mariglen Topuzi. Ilir Berberi së bashku me vëllain e tij, Meard Berberin akuzohen se janë personat që kanë organizuar atentatet. Anterio Kaloshi ka qenë në rolin e ekzekutorit.

(a.b)dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet atentat johan muçllarit johan muçllari atentat johan muçllarit johan muçllari

Sondazh

Poll

Aktualitet 29 Prill 2022, 11:15

Lojëra fati në Vlorë, arrestohet 33-vjeçari

Njoftimi i policisë Tiranë:Finalizohet operacioni policor i koduar “Pages”, për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e lojërave të fatit. Operacioni,...