Aktualitet

VD-Krifca: Mos peshkoni Krap në këtë kohë, ka periudhën e shumimit

29 Prill 2022, 09:09 Nga DOSJA
VD-Krifca: Mos peshkoni Krap në këtë kohë, ka periudhën

TIRANË– Ministrja e Bujqësisë Frida Krifca ka urdhëruar peshkatarët që të mos peshkojnë Krap në këtë periudhë. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes së qeverisë, Krifca tha se ky lloj peshku ka periudhën e shumimit dhe për të ruajtur ekosistemin, duhet të mos peshkohet në këtë kohë.


“Sot bujqësia ka mirsatuar një vendim në lidhje me sektorin e peshkimit. Për të ruajtur nivelet peshkore për të gjithë liqenet e detrat. Ky është një vendim në përouthje me politikën e peshkimit, përsa i takon ruajtjes së zonave. Jemi në një sector që ka pasur nëj rritje të vazhdueshme, mjaft i rëndësishëm për vendin, do vazhdojmë ta mbështesim, pasi gjithashtu ruan ekosistemet. Do të kemi mundësi që ta shfrytëzojmë pasurinë natyrore. Dua të përmend këtu dhe një urdhër të dalë nga Ministria, për zënien e krapit që është përmendur në mediat para disa ditësh, është një urdhër i përvitshëm duke qenë se Krapi ka tashmë periudhën e shumimit,”- tha Krifca. 

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet frida krifca vkm 29 prill 2022 frida krifca vkm 29 prill 2022

Sondazh

Poll