Bota

Krime lufte! Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë hetues në Ukrainë

29 Prill 2022, 11:36 Nga DOSJA
Krime lufte! Mbretëria e Bashkuar do të dërgojë hetues

MBRETËRIA E BASHUAR- Mbretëria e Bashkuar do t’i sigurojë Ukrainës disa ekspertë për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të krimeve të mundshme të luftës nga Rusia.

Sipas CNN, Kievi thotë se po heton 7,600 krime lufte dhe të paktën 500 të dyshuar. Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar thotë se ekipi i saj do të mbërrijë në Poloni në fillim të majit. Ata do të takojnë partnerë ndërkombëtarë, refugjatët dhe qeverinë ukrainase për të biseduar mbi gjetjen e fajtorëve.

“Rusia ka sjellë barbari në Ukrainë dhe ka kryer mizori të ndyra, duke përfshirë kundër grave. Ekspertiza britanike do të ndihmojë në zbulimin e së vërtetës dhe do të mbajë përgjegjësinë e regjimit të Putinit për veprimet e tij,”-tha sekretarja e Jashtme Liz Truss.

Njoftimi vjen ndërsa Truss udhëton në Hagë për bisedime me homologun e saj holandez Wopke Hoekstra dhe Presidentin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, gjyqtarin Piotr Hofmanski.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota liz truss lufta ukraine-rusi liz truss lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 10:46

Rriten rastet me hepatit akut në Evropë

BRITANI E MADHE-Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët. Në Mbretë...

Bota 29 Prill 2022, 09:32

Gjendet trupi i pajetë në rrënoja në Kiev

UKRAINË-Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, njoftoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Kiev. Sip...