Bota

Analisti amerikan Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të ndërpritet

29 Prill 2022, 10:11 Nga DOSJA
Analisti amerikan Bugajski: Dialogu Kosovë-Serbi duhet të

SHBA-Analisti amerikan Janush Bugajski, gjatë një interviste ka thënë se vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi është  përpjekja për të arritur marrëveshje. Serbia përpiqet të pengoi Kosovën në anëtarësim në institucione ndërkombëtare. Bugajski ka thënë se ky dialog duhet të ndërpritet sepse është një farsë. Sipas mediave të huaja, ai tregoi se sulmet ndaj policëve të Kosovës në veri, janë të nxitura nga Beogradi. Gjithashtu Bugajski u shpreh se  mbrojtja më e mirë që mund të ketë Kosova nga çdo lloj hakmarrjeje nga Serbia do të ishte të jetë pjesë e NATO-s.

 “Janë tre objektiva kryesore të sulmeve të përpiqen ta mbajnë Kosovën të paqëndrueshme, t’i demonstrojnë BE-së se kufijtë e Kosovës mbeten të diskutueshëm dhe të testojnë reagimin e qeverisë në Prishtinë. Në një moment, qeveria e Vuçiçit mund të përpiqet të përshkallëzojë sulmet për të testuar më tej reagimin e BE-së dhe NATO-s. Një reagim i dobët ose ai që kërkon disa kompromise të reja diplomatike do të shihet si një fitore për Beogradin.Të gjithë negociatorët duhet ta kenë të qartë se nuk ka kompromis mes pavarësisë dhe mospavarësisë së Kosovës. Pasi Serbia nuk do ta pranojë statusin përfundimtar të Kosovës si shtet i pavarur, dialogu duhet të ndërpritet. Ai thjesht përdoret si një re tymi nga Beogradi për të ngrirë përparimin e Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe për të gjeneruar konflikte tha Bugajski,” tha Bugajsk.

Bugajski thotë se Serbia përmes dialogut po përpiqet ta ndalojë Kosovën që të anëtarësohet në institucionet ndërkombëtare.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni janush bugajski kosove serbi janush bugajski kosove serbi

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 09:32

Gjendet trupi i pajetë në rrënoja në Kiev

UKRAINË-Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, njoftoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Kiev. Sip...

Bota 29 Prill 2022, 07:45

Vritet i riu amerikan, luftonte me Ukrainasit

UKRAINË-Një vullnetar amerikan Willy Joseph 22-vjeç, është vrarë këtë javë teksa luftonte në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga anëtarë të familjes...