Bota

 Një rrëfim ndryshe i Zelenskyy-t: Si tentuan rusët të më vrisnin mua dhe familjen time

29 Prill 2022, 09:19 Nga DOSJA
 Një rrëfim ndryshe i Zelenskyy-t: Si tentuan rusët të

UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy ka bërë një rrëfim ndryshe për luftën, duke treguar të pathëna rreth saj. Ai ka zbuluar për herë të parë se forcat ruse ishin shumë afër kapjes dhe vrasjes së tij në orët e para të pushtimit. Gjatë një interviste për median “Time”, Zelenskyy tha se trupat ruse ishin shumë afër ta gjenin atë dhe familjen, teksa po tentonin të merrnin kontrollin e pallatit presidencial. Në momentin që filluan bombardimet, ai dhe gruaja Olena shkuan për t’i thënë vajzës 17-vjeçe dhe djalit 9, që të bëhen gati të largohen nga shtëpia. Sipas Time, gjithashtu Zelenskyy tregoi se tashmë e gjithë Ukraina po sulmohet nga rusët, shumë qytete po rrethohen po ndodhin vrasje dhe tortura çdo ditë.

“I kemi zgjuar. Ka qenë me shumë zhurmë. Ka pasur shpërthime. Rojtarët fikën dritat, sollën jelekët antiplumb. Tashmë diku në Ukrainë bombat po bien ende. Civilët janë ende të bllokuar në bodrume ose nën rrënoja. Rusët janë ende duke kryer krime lufte, përdhunimesh dhe torturash .Bombat e tyre po rrafshojnë qytete të tëra. Qyteti i Mariupolit dhe mbrojtësit e tij të fundit janë të rrethuar. Një betejë kritike ka nisur në lindje” tha Zelenskyy.

Shefi i kabinetit të Presidentit Andriy Yermak, u shpreh në intervistë se ndodhit e luftës që po përjetojnë tani i kishin parë vetëm në filma. “Para asaj nate, ne kishim parë gjëra të tilla vetëm në filma” tha Yermak.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota andriy yermak lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy andriy yermak lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 07:45

Vritet i riu amerikan, luftonte me Ukrainasit

UKRAINË-Një vullnetar amerikan Willy Joseph 22-vjeç, është vrarë këtë javë teksa luftonte në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga anëtarë të familjes...