Bota

Pas Maliz të Zi alarm për bombë dhe në Serbi, evakuuohen nxënësit e 20 shkollave

29 Prill 2022, 11:30 Nga DOSJA
Pas Maliz të Zi alarm për bombë dhe në Serbi, evakuuohen

SERBI– Pas Malit të Zi alarme për disa bomba të vendosura në shkolla janë raportuar dhe në Serbi, ku deri më tani rreth 20 shkolla kanë marrë emaile kërcënuese. Nxënësit janë evakuuar nga tri shkolla, Teknike Hekurudhore në Palilula, Shkolla e Mesme në Grockë dhe Shkolla Stomatologjike në Zvezdara.

Sipas mediave serbe, alarmi filestar është dhënë në  shkollën e Mjekësisë në Zvezdarë dhe në orët në vijim numri i shkollave që morën alarmin për bombë shkoi në 20! Sipas informacioneve të fundit, raportime për bomba janë raportuar edhe në Shkollën Ekonomike, Inxhinieri Mekanike, Muzikë dhe Shkollën e Mesme Zejtare në Rakovicë.

Këto raportime janë publikuar në faqen e Instagramit “Serbia live Beograd”, dhe siç mund ta shihni në foto, nxënësit janë para shkollave. “Blic” ka kontaktuar nga një nga nxënësit e gjimnazit të Zemunit, i cili na ka thënë se sapo janë evakuuar nga shkolla për shkak të raportimit për bombë.

Hyri një profesor i fizikës, vetëm na tha se ne kemi bombë në shkollë, duhet të dalim” Të gjithë jemi para shkollës, dolëm për të ngrënë. Vetëm profesorët janë në panik. Ata mendojnë se është serioze” ka thënë një nxënëse e gjimnazit Zemun.

Nxënësit e Shkollës Teknike të Hekurudhave në Palilulë, ku ka mbërritur edhe denoncimi për bombë, ndodhen në oborrin përballë shkollës, ku presin që policia të përfundojë kërkimet.

Rreth njëzet shkolla të mesme dhe gjimnaze në Beograd morën një email qarkor për bombën e vendosur, për të cilën u njoftuan menjëherë Ministria e Brendshme dhe BIA.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur pak ditë më parë në Malin e Zi fqinj. Policia jonë fillimisht do të hetojë kërcënimet dhe fëmijët dhe punonjësit nuk do të kthehen në klasa derisa policia të konfirmojë se është e sigurt, gjë që është prioritettha zëvendëskryeministri i parë dhe ministri i Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik Branko Ruzic.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

rajoni rajoni alarm per bombe ne serbi branko ruzic alarm per bombe ne serbi branko ruzic

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 10:46

Rriten rastet me hepatit akut në Evropë

BRITANI E MADHE-Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve, ka njoftuar se është rritur numri i rasteve me hepatit akut te fëmijët. Në Mbretë...

Bota 29 Prill 2022, 09:32

Gjendet trupi i pajetë në rrënoja në Kiev

UKRAINË-Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, njoftoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Kiev. Sip...