Bota

Sulmet ruse në Kiev! Vdes gazetarja e REL, trupi i gjendet nën rrënoja

29 Prill 2022, 09:41 Nga DOSJA
Sulmet ruse në Kiev! Vdes gazetarja e REL, trupi i gjendet nën

UKRAINË– Gazetarja dhe producentja e Radios Evropa e Lirë, Vira Hyrych, ka vdekur si pasojë e një sulmi rus me raketë në Kiev, që ka goditur banesën ku ka jetuar ajo. Sulmi ka ndodhur më 28 prill. Trupi i saj i vdekur është gjetur nën rrënoja në mëngjesin e sotem. Vira Hyrych ka punuar për Radion Evropa e Lirë prej vitit 2018. Paraprakisht, ajo ka punuar për kanalet televizive ukrainase.

Si pasojë e sulmit rus të 28 prillit në Kiev, dy katet e para të ndërtesës 25-katëshe janë shkatërruar pjesërisht dhe më pas ka nisur zjarri. Sipas autoriteteve të qytetit, katër njerëz tjerë janë dërguar në spital.

Sulmet në Kiev kanë ndodhur në ditën e njëjtë kur kryeqytetin ukrainas e ka vizituar Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se Rusia ka nisur sulmet në Kiev, menjëherë pas përfundimit të takimit me shefin e OKB-së. Ministrja ruse e Mbrojtjes ka thënë se sulmet ka qenë precize dhe kanë pasur cak një zonë të industrisë së raketave. Autoritetet ukrainase nuk kanë raportuar për diçka të tillë./REL

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi vira hyrych lufta ukraine-rusi vira hyrych

Sondazh

Poll

Bota 29 Prill 2022, 09:32

Gjendet trupi i pajetë në rrënoja në Kiev

UKRAINË-Kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko, njoftoi se punonjësit e shpëtimit kanë nxjerrë një trup të pajetë nga rrënojat e një ndërtese në Kiev. Sip...

Bota 29 Prill 2022, 07:45

Vritet i riu amerikan, luftonte me Ukrainasit

UKRAINË-Një vullnetar amerikan Willy Joseph 22-vjeç, është vrarë këtë javë teksa luftonte në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga anëtarë të familjes...