Aktualitet

Mjeti përplas këmbësorin në Elbasan, arrestohet 25-vjeçari

29 Prill 2022, 08:59 Nga DOSJA
Mjeti përplas këmbësorin në Elbasan, arrestohet

ELBASAN- Një 25-vjeçarë i identifikuar me inicialet K.S, ka përplasur një këmbësore në Elbasan. Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00, në unazën e qytetit.

25-vjeçari i cili po drejtonte automjetin tip “Benz”, ka përplasur 21-vjeçaren e identifikuar me inicialet A. H. 21-vjeçarja është dërguar në Spitalin Rajonal Elbasan, për të marrë ndihmën mjekësore ndërsa drejtuesi i mjetit po shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprimet e mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll