Aktualitet

U akuzua si pedofil nga emisioni “Piranjat”, policia gjen prova në banesën e 76-vjeçarit

29 Prill 2022, 09:11 Nga DOSJA
U akuzua si pedofil nga emisioni “Piranjat”, policia gjen prova

KOSOVË- Arrestohet 76-vjeçari nga Prizreni, Fazli Kikajn, i cili pak ditë më parë u akuzua si pedofil nga emisioni “Piranjat”. Policia e Kosovës ka konfirmuar se ka gjetur prova në banesën e 76-vjeçarit. Banesa e të dyshuarit është kontrolluar dje, dhe me vendim të prokurorit ai është dërguar në burg.

Prokuroria Themelore e Prizrenit ka kërkuar që t’i caktohet masa e paraburgimit të akuzuarit. Përmes një njoftimi drejtuar mediave, Prokuroria ka bërë me dije se ai dyshohet për veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”.

Emisioni investigativ “Piranjat” ra në gjurmët e 76-vjeçarit, pasi ai bëri shoqe në Facebook gazetaren e cila u paraqit si vajzë e mitur. I moshuari i kishte dërguar foto dhe video të organit gjenital asaj pamvarësisht se po fliste me një të mitur.

Njoftimi i policisë:

Prizren, 29 prill 2022- Prokuroria Themelore në Prizren- Departamenti për të Mitur, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Prizren, caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit F.K., i cili gjendet në ndalim 48 orësh nga data 28.04.2022. Sipas kërkesës së prokurorisë, i pandehuri F.K., dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” nga neni 231 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet emisioni piranjat fazli kikajn emisioni piranjat fazli kikajn

Sondazh

Poll