Politike

Përfundon pas 1 ore takimi i Ramës me zyrtaren e DASH! Donfried niset drejt Kuvendit

29 Prill 2022, 08:25 Nga DOSJA
Përfundon pas 1 ore takimi i Ramës me zyrtaren e DASH! Donfried niset

TIRANË– Ka zgjatur një orë takimi i Ndihmës Sekretares për Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried me kryeministrin Edi Rama. Takimi mes tyre u zhvillua në orët e para të mëngjesit në kryeministri. Donfried u paraqit së bashku me ambasadoren Yuri Kim dhe një pjesë të stafit të saj. Ishte parashikuar që Rama dhe zyrtarja e DASH të mbanin një konferencë për mediat mirëpo duket se axhenda është shumë e ngjeshur e kjo nuk është realizuar dot.

Pas Ramës, Donfried do të takohet me Enkelejd Alibeajn në ambientet e kryesisë së Kuvendit e më pas me sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike, Gazment Bardhin si dhe me deputeten e PD-së, Jorida Tabakun.

LAJMI KRYESOR: E dërguara e DASH në Tiranë! I shkon Ramës në zyrë, takim me Alibeajn, Tabakun e Bardhin

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike karen donfried karen donfried ne shqiperi karen donfried karen donfried ne shqiperi

Sondazh

Poll