Bota

Sekuestrohet mbi 650 kg kokainë në Itali, e fshehur në konteinerët me banane (Destinacioni)

29 Prill 2022, 07:28 Nga DOSJA
Sekuestrohet mbi 650 kg kokainë në Itali, e fshehur në

ITALI– Mbi 650 kilogramë kokainë janë sekuestruar në Itali. Mediat lokale shkruajnë se kokaina u gjet në brenda zonës portuale të Gioia Tauro nga Komanda Provinciale e Reggio Calabria dhe nga Zyra Doganore e Gioia Tauro, nën koordinimin e Prokurorit Publik të Palmit. Pas kontrollit të konteinerëve që vinin nga Ekuadori prej nga kishin sjellë banane, është pikasur 654.300 kilogramë kokainë e pastër.

Kokaina, e ardhur nga porti i Guayaquil në Ekuador, ishte e një cilësie shumë të pastër dhe nëse do të dilte në treg do tu sillte rreth 200 milionë euro kriminelëve. Si destinacion kishte portin grek të Selanikut.

Droga është sekuestruar dhe dosja është dërguar Prokurorisë Publike pranë Gjykatës së Palmit, ndërkohë që deri më tani nuk raportohet të ketë asnjë person të vënë në pranga për sasinë e lëndës narkotike.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota sekuestrohet droge ne itali sekuestrohet droge ne itali

Sondazh

Poll