Bota

Vritet i riu amerikan, luftonte me Ukrainasit

29 Prill 2022, 07:45 Nga DOSJA

UKRAINË-Një vullnetar amerikan Willy Joseph 22-vjeç, është vrarë këtë javë teksa luftonte në Ukrainë. Lajmi është konfirmuar nga anëtarë të familjes së tij. Joseph gjatë fillimit të luftës ai shkoi të punonte në një kompani private në Ukrainë. Sipas mediave të huaja,  Nëna e tij Rebecca Cabrera tregoi se djali i saj punonte në një kompani private kontraktuese ushtarake me kohë të plotë si oficer korrigjimi në Tenesi pak para se të shpërthente lufta në Ukrainë. Ajo gjithashtu u shpreh se ai kishte dëshirë ti bashkohej luftës, dhe pranoi transferimin e tij në Ukrainë.

 “ Kur filloi lufta, kompania po kërkonte kontraktorë për të luftuar në Ukrainë dhe Cancel pranoi të shkonte. Ai donte t’I bashkohej luftës sepse besonte në atë për të cilën po luftonte Ukraina, ndoshta ushtarët tanë amerikanë nuk do të duhej të përfshiheshin në luftë”, tha Cabrera.

Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës ka krijuar një njësi speciale, Ushtrinë Ndërkombëtare, për luftëtarët e huaj që donin të bashkoheshin në luftën kundër Rusisë. Gati 20.000 vullnetarë dhe veteranë nga 52 vende kanë shprehur gatishmërinë për t’iu bashkuar luftës deri më 7 mars.

LAJMI I FUNDIT:LUFTA/ Raketa në Kiev gjatë vizitës së Guterres, 10 të lënduar, Hungaria ‘OK’ për gazin rus

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

bota bota lufta ukraine-rusi willy joseph lufta ukraine-rusi willy joseph

Sondazh

Poll