Politike

Varhelyi takohet me anëtarët e institucioneve të Vettingut (FOTOT)

28 Prill 2022, 12:08 Nga DOSJA
Varhelyi takohet me anëtarët e institucioneve të Vettingut

TIRANË– Anëtarët e organeve të rivlerësimit kalimtar për gjyqtarët dhe prokurorët në Republikën e Shqipërisë zhvilluan ditën e sotme një takim me Komisionerin për Fqinjësinë dhe Zgjerimin në Komisionin Evropian, Oliver Varhelyi. Në takim u diskutua mbi ecurinë e procesit të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, rezultatet e deritanishme dhe sfidat në vazhdim. Kryetarja e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (KPK), Pamela Qirko i shprehu Komisionerit Varhelyi falënderimet e Komisionit për mbështetjen e pakursyer dhe të vazhdueshme të Komisionit Evropian për reformën në drejtësi dhe procesin e vettingut, ndërsa nënvizoi se KPK do të vijojë me rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve deri në përmbyllje të procesit, me paanshmëri, integritet dhe profesionalizëm pavarsisht vështirësive.

Komisioneri e cilësoi realizimin e procesit të rivlerësimit një arritje themelore për të ardhmen e vendit, si dhe shprehu vlerësime për punën e deritanishme të organeve të vetingut. Njëkohësisht, Komisioneri u shpreh se sulmet ndaj anëtareve të organeve të rivlerësimit dhe familjarëve të tyre duhet të ndalojnë. Ai inkurajoi anëtarët e organeve të rivlerësimit të vijojnë me procesin bazuar mbi themelet e forta të punës së bërë, si edhe garantoi mbështetjen e plotë të Komisionit Evropian në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.

Komisioneri Varhelyi do të zhvillojë një konferencë për mediat në orën 14:30 me kryeministrin Edi Rama. Sot ai ndodhet në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare.

(A.B)/Dosja.a

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane olivér várhelyi oliver varhelyi ne tirane

Sondazh

Poll

Politike 28 Prill 2022, 09:30

VD-Rama i kërkon leje! Nikolla: Jo nuk flet dot

TIRANË– Kryeministri Edi Rama kërkoi që të replikonte pas fjalës së deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho. Ishte kryeparlamentarja Lindita N...