Aktualitet

Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 22-vjeçari në Kamëz

28 Prill 2022, 11:01 Nga DOSJA
Kundërshtoi punonjësit e policisë, arrestohet 22-vjeçari

TIRANË- Një 22-vjeçar është arrestuar në Kamëz. 22-vjeçari banues në Kamëz i identifikuar me inicialet A. B., ka kundërshtuar punonjësit e policisë. 22-vjeçari do të ndiqet penalisht për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”.

Ndërkohë një 19-vjeçar i identifikuar me inicialet J.H, banues në Tiranë është vënë në prangat e policisë pasi dyshohet se ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të një tjetër personi me inicialet R. G., 20 vjeçe. Ai do të akuzohet për veprën penale “Vjedhje”.

Një 31-vjeçar është vënë në pranga gjoithashtu nga policia e Tiranës. 31-vjeçari i dentifikuar me inicalet M. H., ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Janë arrestuar gjithashtu edhe dy persona të tjerë të cilit janë të identifikuar me E.Z., 17-vjecc dhe M. L., 19-vjeç në Kamëz. 19-vjeçari është akuzuar për vjedhjen e një telefoni. 

Njoftimi plotë i Policisë: 

Tiranë

Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen penalisht 2 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. B.(P)., 22 vjeç, banues në Kamzë, për veprat penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditja për shkak të detyrës”. Ky shtetas, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e Policisë, për mosvendosjen e një mase administrative.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë ndalimin e shtetasit në kërkim M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e ka dënuar me 2 muaj burgim, për veprat penale “Kanosja” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Farkë proceduan penalisht shtetasen J. H., 19 vjeçe, banuese në rrugën “Pjetër Budi”, për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet ka tërhequr disa shuma parash në bankomat, me kartën bankare të shtetases R. G., 20 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 proceduan penalisht shtetasin E. Z., 17 vjeç, banues në Kamzë, për veprën penale “Kanosja”, pasi për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen L. P., 47 vjeçe.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 kanë referuar materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases M. L., 19 vjeçe, pasi është konfliktuar fizikisht me shtetasen D. K., 46 vjeçe dhe i ka vjedhur asaj, telefonin dhe një shumë parash.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(j.c)/dosja.al 

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet arrestohet 22 vjecari ne kamez arrestohet nje 19 vjecar ne tirane tirane arrestohet 22 vjecari ne kamez arrestohet nje 19 vjecar ne tirane tirane

Sondazh

Poll