Aktualitet

Arrestohet 39-vjeçari, grabiste florinj, i shiste te ‘Dollari’ dhe një argjendari në Kamëz

28 Prill 2022, 07:29 Nga DOSJA
Arrestohet 39-vjeçari, grabiste florinj, i shiste te

TIRANË– Glodian Dervishi, 39 vjeç, banues në Laknas është vënë në pranga pasi rezulton se ka grabitur ora e bizhuteri të shumta floriri. Në njoftimin e policisë së Tiranës bëhet me dije se 39-vjeçari I dënuar më herët për të njëjtën vepër penale akuzohet për “Vjedhje”. Dervishi është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e një personi me inicialet S. R.. 39-vjeçari rezulton se kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë. Pronarja e argjendarisë në Kamzë, N. Z., 58 vjeçe, është proceduar penalisht për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Në argjendarinë e saj u gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, 5 unaza dhe 2 varëse floriri.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet me sukses operacioni policor i zhvilluar “Gold”. Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 2, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Vidhte bizhuteri dhe sende me vlerë në banesa, vihet në pranga 39-vjeçari, i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale. Sekuestrohen 11 ora dhe bizhuteri të tjera floriri, që dyshohen se janë vjedhur nga ky shtetas. Procedohet penalisht dhe pronarja e një argjendarie, e cila përvetësonte dhe shiste bizhuteritë e vjedhura. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, zbardhjen e atyre të ndodhura më parë dhe vënien e autorëve para përgjegjësisë penale, pas një pune të mirëfilltë hetimore, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Gold”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit G. D., 39 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Vjedhja”, i dënuar më parë po për këtë vepër penale. Shtetasi G. D. është kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në vendin e quajtur “Dollari”, duke shitur bizhuteri të cilat i kishte vjedhur në banesën e shtetasit S. R.. Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas kryente vjedhje në banesa, në zonën e Kombinatit, Paskuqanit dhe në zona të ndryshme të Tiranës dhe më pas sendet e vjedhura i shiste në vendin e quajtur “Dollari” dhe në një argjendari në Kamzë. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht pronarja e argjendarisë në Kamzë, shtetasja N. Z., 58 vjeçe, banuese në Kamzë, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”. Gjatë kontrollit, shtetasit G. D. iu gjetën 11 ora të dyshuara të vjedhura, ndërsa shtetases N. Z. iu gjetën 5 unaza dhe 2 varëse floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me orat. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

(F.m.dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet glodian dervishi policia e tiranes glodian dervishi policia e tiranes

Sondazh

Poll