Aktualitet

Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, s’kanë të drejtë të votojnë për presidentin

28 Prill 2022, 08:23 Nga DOSJA
Alibeaj: 4 deputetë janë non-grata, s’kanë të

TIRANË– I pyetur për emrin e presidentit të ri, deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj tha se qëndrimi i grupit të PD është i qartë. Për gazetarët, ai shtoi se procesi është test politik për të gjithë deputetët. Po ashtu ai tha se janë 4 deputetë të mazhorancës që janë të etiketuar si non-grata dhe nuk kanë asnjë të drejtë për të votuar për presidentit.

Alibeaj: E rëndësishme është të diskutohet për interesin publik dhe të PD. Historitë e thëna nga individë që ju i përmendi janë bërë të qarta. Të rëndësishme janë ngjarjet parlamentare, siç është përzgjedhja e Presidentit. Qëndrimi i grupit parlamentar të PD është bërë i qartë me konsultim me deputetët, me mendje të hapur. Do të jetë pjesë e diskutimeve të grupit kjo çështje dhe duke pasur synim të gjithë ne një profil politik që të jetë për shqiptarët. Është detyrimi ynë politik ta marrim këtë përgjegjësi. Është një test politik për të gjitha palët të marrin pjesë në proces. Konsultimet do të ndodhin, së pari mes nesh, brenda grupit parlamentar. Unë them këtë gjë. Mazhoranca, sot që flasim, ka treguar qartë që edhe formalisht me numra kjo mazhorancë nuk vendos e vetme. Shqiptarët duan një profil politik që s’ka të bëjë fare me influencën e votave të non gratave. Janë 4 deputetë të kësaj mazhorance të etiketuar si non grata. Non-gratat nuk kanë të drejtën morale dhe politike për të votuar për presidentin. Duhet të jetë një president jo i afektuar nga votat non-grata. 

Pyetje: Një emër konkret?

Alibeaj: Emri i tij duhet të jetë serioz, duhet të mos ngutemi. Jam i mirë në aritmetikë. Jam këtu nuk iki, nuk është cështje numrash, parlamenti nuk duhet ta zgjedhë nga gjiri i vet. Duhet proces transparent, me synime të moralshme dhe hyjnore. Kësaj do ti shërbejmë ne, nuk është cështje numrash. Duhet të dëgjohet zëri i të gjithëve. 

Pyetje: Ju keni deklaruar se jeni gati që të uleni në tryezë për emrin e presidentit, do konsultoheni apo ka votim?

Alibeaj: Kjo është për t’u parë, është detyrim dhe në bazë të asaj që kërkohet do të procedohet. 

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet enkelejd alibeaj enkelejd alibeaj

Sondazh

Poll