Aktualitet

Patozi refuzon Berishën: Faleminderit, nuk jam në kërkim të asnjë partie

28 Prill 2022, 07:43 Nga DOSJA
Patozi refuzon Berishën: Faleminderit, nuk jam në kërkim të

TIRANË– Astrit Patozi nuk pranon të rikthehet në Partinë Demokratike. Në një postim në Facebook, një ditë pasi ish-kryeministri Sali Berisha I përmendi emrin si një prej veteranëve që pritet të rifuten në PD, ka ardhur dhe përgjgjia e Patozit. Në një postim në Facebook, Patosi shkruan se se nuk është në kërkim të asnjë partie e se ndihet mirë me jetën e lirinë e tij. Sipas Patozit, PD-ja është katandisur dhe ka marrë drejtimin e gabuar.

Statusi i plotë:

Faleminderit, por nuk jam në kërkim. Meqë më paska dalë emri mbrëmë dhe media është shprehur shumë e interesuar, e gjeta të udhës të jap një përgjigje të shkurtër. Faleminderit që na kujtojnë ende, por unë nuk jam në kërkim të ndonjë partie. Aq më pak të atij lloji, që janë katandisur si mos më keq nga drejtimi i gabuar për një kohë të gjatë dhe të pandërprerë. Ndihem shumë rehat sot me jetën dhe lirinë time, ndërkohë që për asnjë çast në këtë botë nuk kam menduar se politikë bëhet vetëm brenda një partie dhe vetëm rrotull një udhëheqësi legjendar dhe të pagabueshëm.

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka paralajmëruar rikthime në PD. Në një prononcim për mediat pas një mbledhje të Komisionit të Rithemelimit, Berisha ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë “të larguarit” apo të “përjashtuarit” nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës, duke përmendur dhe emra. Ai shtoi se mund të ktheet Patozi, Joefina Topalli e Majlinda Bregu nëse i lejohet nga detyra që ka.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike astrit patozi sali berisha astrit patozi sali berisha

Sondazh

Poll