Aktualitet

Mjekët ikin nga vendi, Rakacolli: Gjermania merr te ne se të vetët i ikin në Zvicër e SHBA

28 Prill 2022, 06:52 Nga DOSJA
Mjekët ikin nga vendi, Rakacolli: Gjermania merr te ne se të

TIRANË– Zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli nuk shqetësohet për largimin e bluzave të bardha nga Shqipëria drejt Gjermanisë. E ftuar në OraNews, Rakacolli është shprehur se emigrimi i njerëzve është diçka normale, ka persona që ikin, por ka edhe që kthehen. Madje, zëvendësministrja thotë se Gjermania merr mjekët shqiptarë, jo sepse nuk nxjerr dot vetë bluza të bardha në treg, por sepse edhe nga aty emigrojnë për më mirë drejt Amerikës apo Zvicrës.

“Lëvizja e lirë e njerëzve është fenomen normal që ndodh në të gjitha vendet e botës. Nuk është ikje masive. Ka dhe që po kthehen dhe po marrin mbi shpatulla shërbimin. Tani vjen një kardiokururg shumë i mirë, ka mbaruar këtu specializimin, u instalua për disa vjet në Gjermani dhe po vjen këtu për të vënë në punë eksperiencën e tij në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk është fenomen shqiptar. Po Gjermania që po merr kaq mjekë nuk prodhon dot mjekë? I ikin Gjermanisë për më mirë në Zvicër, ose në Amerikë,”- tha Rakacolli.

Emigrimi i mjekëve ka qenë një problem për Shqipërinë. Në vitin 2000 Shqipëria kishte 140 mjekë për 100.000 banorë, në vitin 2016 kishte 120 dhe në vitin 2018 ky numër ra në 110 mjekë. Numri i mjekëve, infermierëve dhe mamive për 100.000 banorë në Shqipëri, i cili është shumë më i ulët në krahasim me mesataren e vendeve të BE-së por edhe të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

(F.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

aktualitet aktualitet mira rakacolli mira rakacolli

Sondazh

Poll