Aktualitet

Integrimi në BE! Metsola: Shqipëria të nisë sa më shpejt negociatat, s’ka kritere shtesë

28 Prill 2022, 06:58 Nga DOSJA
Integrimi në BE! Metsola: Shqipëria të nisë sa më

TIRANË– Për Presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat për integrimin në BE. Në një intervistë për Report Tv, Metsola është shprehur se procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës e për të destabilizuar rajonin. Ajo e konsideron ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, si kundër parimit për aq kohë sa të dyja vendet i plotësojnë kriteret, ndërsa thekson se bisedimet e pranimit për të dyja vendet duhet të fillojnë pa vonesë.

 “Parlamenti Europian i ka kërkuar vazhdimisht Këshillit të ruajë ritmin dhe besueshmërinë e integrimit europian duke hapur menjëherë negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, siç rekomandohet vazhdimisht nga Komisioni, duke qenë se të dy vendet kanë përmbushur kushtet e vendosura nga Këshilli Europian. Ne u kemi bërë gjithashtu thirrje vendeve anëtare të demonstrojnë angazhim të plotë politik ndaj zgjerimit dhe t’i japin një shtysë të besueshme përpjekjeve reformuese të vendeve të tjera të zgjerimit duke hapur negociatat e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Parlamenti Evropian pohon se procesi i zgjerimit është një proces i bazuar në merita. Kjo do të thotë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut duhet të fillojnë negociatat. Fillimi i negociatave vetëm me njërin prej tyre – ndërkohë që të dyja plotësojnë kriteret – do të shkonte kundër këtij parimi”.

E pyetur se nëse pengesa që po i bëhet të dy shteteve në integrimin e vendit krijon hapësirën për prezencë të një tjetër force në Ballkan, Metsola përgjigjet se stabiliteti fqinjëve mbetet jetik për BE-në.

Stabiliteti në fqinjësinë tonë të afërt është jetik për stabilitetin e BE-së. Procesi i zgjerimit mund të jetë një mjet i fuqishëm për të kundërshtuar përpjekjet e aktorëve të huaj keqdashës, duke përfshirë dezinformimin dhe fushatat propagandistike, për të destabilizuar rajonin. Perspektiva e besueshme e BE-së ka shumë të ngjarë të zvogëlojë hapësirën për aktorët e tjerë për të vepruar efektivisht në rajon”, tha ajo.

Në lidhje me qëndrimin e mbajtur pak ditë më parë nga Ministrja e Punëve të Jashtme Bullgare Teodora Gençovska, për kushtin që Maqedonia e Veriut duhet të përmbush përpara se të nisi negociatat duke mbajtur sërisht “peng” edhe Shqipërinë, Metsola tha se procedurat duhet të fillojnë pa humbur kohë pasi të dyja vendet i plotësojnë kriteret për të mbajtur konferencën e parë ndërqeveritare.

“Parlamenti Evropian mban qëndrimin e tij se bisedimet e pranimit si me Shqipërinë ashtu edhe me Maqedoninë e Veriut duhet të fillojnë pa vonesë pasi të dyja vendet plotësuan kriteret për konferencën e parë ndërqeveritare. Nuk ka asnjë bazë për vendosjen e kritereve shtesë. Të dy vendet kanë përmbushur kushtet e nevojshme dhe kanë dhënë rezultate të qëndrueshme në fusha themelore”, përfundoi ajo.

Por si është situata e integrimit të Shqipërisë në BE?

Në mars të vitit të kaluar Këshilli Evropian vendosi hapjen e bisedimeve për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Gjithçka u bllokua nga ‘vetoja’ e Bullgarisë. Bullgaria u ka dërguar dhe një memorandum shpjegues vendeve anëtare të bllokut, i cili përbëhej nga gjashtë faqe me shpjegime të gjata historike të “ideologjisë shtetërore anti-bullgare” në Maqedoninë e Veriut.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike integrimi i shqiperise ne be roberta metsola integrimi i shqiperise ne be roberta metsola

Sondazh

Poll