Aktualitet

‘Rithemelimi’,Berisha:21-22 maj, data që propozojmë për zgjedhjen e kreut të ri.Ka rikthime

27 Prill 2022, 11:19 Nga DOSJA
‘Rithemelimi’,Berisha:21-22 maj, data që propozojmë

TIRANË– Pas një mbledhje prej më shumë se 4 orësh të Komisionit të Rithemelimit, Sali Berisha ka dhënë një datë për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokratike. Në një prononcim për mediat, jashtë selisë blu, Berisha tha se do t’i propozohet Kuvendit Kombëtar të PD-së që do të mbahet me 30 prill, data 21-22 maj për zgjedhjen e kryetarit të ri të Partisë Demokratike. Ndërsa paralajmëroi se sapo të ketë një datë, do të hedhë zyrtarisht edhe kandidaturën e tij për të marrë drejtimin e demokratëve, ndërkohë që deri më tani askush tjetër nuk e ka shfaqur të njëjtën ambicie.

Sa i përket Kuvendit të kësaj të shtune (30 prill), lideri historik i Partisë Demokratike ka bërë me dije se në këtë Kuvend do të jenë të ftuar të gjithë “të larguarit” apo të “përjashtuarit” nga PD-ja në kohën e Lulzim Bashës, duke përmendur dhe emra të bashkëpunëtorëve të tij të ngushtë; Arben Imami apo dhe Jozefina Topalli. Po ashtu, Berisha tha se Kuvendi do të autorizojë Komisionin e Rithemelimit që të funksionojë deri në momentin që do të zgjidhet kryesia dhe kryetari i ri. E pikërisht në momentin që do të zgjidhet Kryesia e re e PD-së, Komisioni i Rithemelimit do të pushojë së ekzistuari.

Ndërkohë që ndryshime po ndodhin prej disa javësh në të gjitha qarqet, pasi Komisioni i Rithemelimi ka vijuar zgjedhjet në degë për kryetarët e partive në rrethe, megjithatë procesi nuk ka përfunduar ende edhe pse ka hasur në debate të shumta, ku deputetët që nuk e mbështesin, kanë deklaruar se ky është një hap që çon në përçarjen e demokratëve dhe jo në bashkimin e tyre.

SHIKO EDHE KËTË:

Berisha jep EMRA: Ja kush rikthehet në PD! Majlinda Bregu? S’di nëse ia lejon detyra

Mbledhja e Komisionit të Rithemelimit, Berisha: Kryetari rizgjidhet më 21 ose 22 maj

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha komisioni i rithemelimit ne pd 27 prill 2022 sali berisha

Sondazh

Poll