Aktualitet

Shkarkohet nga detyra kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshka

17 Korrik 2019, 18:57 Nga DOSJA
Shkarkohet nga detyra kreu i komanduar i Prokurorisë së Tiranës,

TIRANË– KPA-ja ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së për kreun e komanduar të Prokurorisë së Tiranës, Dritan Rreshkën, duke e shkarkuar atë nga detyra.

Dosja.al mëson se sipas KPA-së, Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë. Trupi gjykues që dha vendimin ishte i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë.

Njoftim i vendimit

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Ina Rama  relatore, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo, anëtarë, shpalli sot vendimin për çështjen (JR) 37/2018, datë 04.12.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Dritan Rreshka kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 55, datë 31.07.2018.

Në përfundim të gjykimit, trupi gjykues arriti në përfundimin se subjekti i rivlerësimit Dritan Rreshka ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për kriterin e pasurisë në kuptim të nenit 61, pika 3, të ligjit nr.84/2016.

Trupi gjykues bazuar në nenin D, pikat 3 e 5 të Aneksit të Kushtetutës, në nenin 61, pika 3 dhe në nenin 66, pika 1, germa “a” të ligjit nr.84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve e prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyrë unanime:

U shpall në Tiranë, më datë 17.07.2019.

Dritan Rreshka u shkarkua nga KPK-ja më datë 31 korrik të vitit 2018.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet dritan rreshka kpa shkarkon dritan rreshken dritan rreshka kpa shkarkon dritan rreshken

Sondazh

Poll