Aktualitet

Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa, s’ka të lënduar (Video)

17 Korrik 2019, 18:32 Nga DOSJA
Shpërthen bombola e gazit në Vlorë, shkrumbohet banesa,

VLORË– Një bombël gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Drashivicë në Vlorë. Dosja.al mëson se bombola ka shpërthyer për shkak të pakujdesisë në banesën e shtetasit R.H.

Mësohet se nga shpërthimi nuk ka pasur dëme në njerëz, por banesa është shkrumbuar tërësisht.

Grupi hetimor dhe zjarrfikësja ka shkuar në vendngjarje për të kryer veprimet e mëtejshme proceduriale.

Njoftimi i policisë Vlorë:

Më datë 17.07.2019, rreth orës 19:27, në fshatin Drashovicë, për shkaqe aksidentale ka shpërthyer një bombol gazi në banesën e shtetasit R.H.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka dëme në njerëz.

Ndërsa banesa ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale.

Grupi hetimorë dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendin e ngjarjes.
Vijojnë veprimet e mëtejshme proçeduriale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet shperthen bombola e gazit shperthen bombola e gazit ne vlore shperthen bombola e gazit shperthen bombola e gazit ne vlore

Sondazh

Poll