Aktualitet

Rrethohet me hekura parku “Rinia”, nisin gërmimet për transformimin në mes të Tiranës (Video)

17 Korrik 2019, 18:01 Nga DOSJA
Rrethohet me hekura parku “Rinia”, nisin gërmimet për

TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj mesa duket po vë në zbatim transformimin e sipërfaqes së parkut “Rinia”, që pritet të shndërrohet në një shesh lojërash dhe argëtimi për qytetarët.

Kjo sipërfaqe prej 8000 m² që ndodhet shumë pranë qendrës së Tiranës, sipas relacionit teknik të tenderit prej një fondi më shumë se 1 miliard lekësh, është parashikuar që brenda 8 mujave ndërtim do të organizohet në mënyrë të tillë ku do të ketë shesh për fëmijë, shesh pushimi, lojëra tavoline, shesh për kafshët, shkallare, lëndina.

Mesa duket ky ndërtim ka filluar dhe Dosja.al ka siguruar video nga gërmimet e para.

Siç shihet në pamje, parku “Rinia” është rrethuar me hukra dhe në disa vene duken gërmimet.

Fillimisht në vitin 2015, kur kryebashkiaku Veliaj nisi të ndërtonte parkingje publike me pagesë, premtoi se edhe Parku Rinia do ta kishte një të tillë nëntokë me kapacitet prej 1000 vendesh parkimi.

Kryebashkiaku sqaroi se projekti i parkut do të rifillojë menjëherë pas miratimit të buxhetit të ri të bashkisë, për vitin 2016. “Ajo që po planifikojmë për buxhetin është se ne do të rifillojmë projektin e parkut, parkimit nëntokësor në Parkun Rinia. Me hapjen e parkimit nëntokësor, i cili do të lehtësojë shumë edhe çështjen e trafikut në qendër të Tiranës, pjesa e atij projekti do të jetë edhe sistemimi i themeleve”, u shpreh atëkohë Veliaj.

Por ky projekt, tashmë i ndryshuar tërësisht tregon se ‘parkimi i premtuar’ që pritej t’i jepte frymëmarrje trafikut të rënduar që krijohet shpesh në këtë zonë është kthyer vetëm në një sipërfaqe të kufizuar mbi tokë, i dedikuar vetëm për disa biçikleta.

Më datë 30 prill Bashkia Tiranë hapi procedurën e tenderimit me Objekt ”Rehabilitimi i Parkut Rinia” projekt i cili është parashikuar të ndërtohet brenda 8 muajsh kalendarike dhe përllogarititet të kushtoj në një fond limit 104,629,747 Lek .

Në garë morën pjesë 8 kompani, por fituese u shpall kompania Agi Kons më datë 6 qershor 2019, me një ofertë rreth 640 mijë euro, ose sa 75 për qind e fondit limit

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet nisin ndertimet ne parkun rinia parku rinia tenderi per parkun rinia tranformimi i parkut rinia nisin ndertimet ne parkun rinia parku rinia tenderi per parkun rinia tranformimi i parkut rinia

Sondazh

Poll