Politike

Negociata me PD për presidentin e ri, Rama i vendosur: Nuk flasim me botën e përtejme

27 Prill 2022, 17:49 Nga DOSJA
Negociata me PD për presidentin e ri, Rama i vendosur: Nuk flasim me

TIRANË– Kryeministri Edi Rama në përfundim të mbledhjes së Kryesisë ka bërë ironi me Komisionin e Rithemelimit duke thënë se nuk e di se çfarë është, por pranoi se njihte koalicionin “Shtëpia e lirisë”. Rama tha se nuk do të ketë negociata me ta për zgjedhjen e presidentit të ri, ndërsa nuk e ndali ironinë as me Sali Berishën dhe ata që e ndjekin nga pas.

PJESË NGA PRONONCIMI: 

E keni identifikuar një person që plotëson pritshëritë tuaja?

Edi Rama: Po ta kishim identifikuar do e kishim votuar. Kandidati/ja nuk do të jetë nga PS. Pra po ju thosha që këto profile dhe kritere janë mekanizma për të krijuar mjergull gjatë rrugës. Nuk është as fusha dhe as mbledhja për profilin sepse nga çfarë mund të shkruajmë është e panevojshme të shkojmë në një drejtim që është për të konsumuar kohë deri në ditën kur del emri. Kushtetuta ka nevojë për një garant. Patjetër që e gjithë kjo bashkësi shqiptare ka nevojë për një pikë referimi. Për një shqiptar apo shqiptare të denjë që të lidh ndonjë urë respekti.

Keni sinjal nga PD?

Edi Rama: Nuk ka ende një proces, e kam thënë se është shumë e qartë vija e kuqe për ne. Nuk kemi negociatë dhe komunikim në funksion të të ardhmes me botën e përtejme.

Sa kohë do e prisni PD për negociata?

Edi Rama: Nuk ka problem afatesh, por natyrisht që do presim deri kur do të kemi emra. Nëse nuk do të sjellin asnjë kontribut është zgjedhja e tyre, nuk ka dramë të madhe. Ne kur ishim në opozitë, jo vetëm herën e parë, por edhe herën e dytë kur nuk kishim vota, ishim aty dhe dhamë kontributin tonë. Nuk e njoh vërtetë kush është ky Komisioni i Rithemelimit. Me botën e përtejme nuk negociojmë, etj. Gjallimi i tij fizik është diçka tjetër, gjallesa politike është diçka tjetër. Nuk është koha për ta turpëruar Shqipërinë në këtë farë feje.

LAJMI KRYESOR: PS mbledh Kryesinë! Çështjet e rëndësishme, socialistët diskutojnë për Presidentin

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

politike politike

Sondazh

Poll