Art&Argëtim

Johnny Depp ‘kalon’ kohën duke pikturuar në gjyqin, pamjet bëhen virale në rrjet

27 Prill 2022, 18:00 Nga DOSJA
Johnny Depp ‘kalon’ kohën duke pikturuar në gjyqin, pamjet

SHBA- Johnny Depp është parë duke ‘u argëtuar’ gjatë seancës së tij të ashpër për shpifje kundër ish-bashkëshortes Amber Heard, pasi po vizatonte disa portrete.

Sipas mediave vendase, aktori 58-vjeçar i “Pirates of the Caribbean”, u kap të martën duke ia kaluar skicën e improvizuar të sallës së gjyqit avokatit të tij, Benjamin Chew, në ditën e nëntë të gjyqit në Fairfax, Virxhinia. Një fans i TikTok, i cili e deklaroi veten si “Team Johnny”, postoi videon të martën dhe ajo ka mbledhur më shumë se 4 milion shikime në më pak se 18 orë.

Vizatimi duket se paraqet portretin e një gruaje, megjithëse mbetet e paqartë për momentin. Në video, avokati i Depp-it nxjerr syzet e tij për të parë më nga afër ‘veprën e artit’ ndërsa aktori i pëshpërit në vesh të ulur pranë njëri-tjetrit. Pas ekzaminimit të vizatimit të gjykatës, avokati i Depp-it tund me kokë në shenjë miratimi dhe e mban dorën në zemër dhe më pas tregon klientin e tij. Ndërkohë, aktori buzëqesh gjerësisht në dukje krenar për kryeveprën e tij.

Momenti i Picasso-s i Depp ndodhi herët gjatë procesit të martën, ndërsa gjykata po priste dëshmitarin e paditësit Tara Roberts, menaxhere e pasurive të paluajtëshme në ishull, për t’u lidhur përmes videos me gjyqtaren Penney Azcarate.

Amber Heard deklaroi në një intervistë për Ëashington Post në vitin 2018 se martesa e saj me Depp kishte qenë një ferr dhe se ishte dhunuar gjatë gjithë kohës. Pas kësaj interviste, Johny Depp e paditi dhe kërkoi 50 milionë dollar dëmshpërblim për efektet negative që kishte pasur ajo deklaratë në karrierën e tij. Ndërsa Heard i ka qëndruar pretendimeve të saj dhe e ka kundërpaditur Depp për 100 milionë dollarë.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz amber heard gjyqi i johnny depp amber heard gjyqi i johnny depp

Sondazh

Poll