Art&Argëtim

Pak ditë para fillimit, zbulohet ‘treshja’ që do të prezantojë Eurovision 2022 në Torino

27 Prill 2022, 14:21 Nga DOSJA
Pak ditë para fillimit, zbulohet ‘treshja’ që do të

ITALI- Laura Pausini, Mika dhe Alessandro Cattelan do të jenë prezantuesit e mbrëmjeve finale të Eurovision Song Contest 2022 që do të mbahet në qytetin e Torinos në datat 10, 12 dhe 14 maj në Palaolimpico. Zyrtarizimi i treshes së prezantuesve u bë në skenën e Teatrit Ariston gjatë mbrëmjes së dytë të Sanremo 2022.

Sipas mediave vendase, gjatë performancës së saj ku ju bashkua Mika dhe Alessandro Cattelan, prezantuesi Amadeus dha lajmin dhe nënvizoi vlerën ndërkombëtare të prezantuesve të ardhshëm. Mika dhe Laura Pausini janë tashmë fytyra të njohura të skenës muzikore botërore. Shumë të dashur për publikun, secili me një karrierë mbi dhjetë vjeçare pas vetes, ata tashmë kanë përvojë në televizion falë pjesëmarrjes së tyre në emisionet prime-time në TV italian. Alessandro Cattelan ka lindur si prezantues i formateve muzikore dhe në këtë fushë ai rriti popullaritetin e tij, duke prezantuar X Factor për 10 vite.

Finalja e Eurovizionit do të jetë kulmi i një sezoni të paharrueshëm për Laura Pausinin, e cila filloi një rrugë të pandalshme drejt majave të skenave botërore, fillimisht në Golden Globes dhe më pas në Oscars. Këngëtarja nga Romagna do të debutojë në ekranin e vogël me filmin e saj të parë ‘Laura Pausini, Kënaqësi të takohem’ me regji të Ivan Cotroneo dhe tërësisht të përkushtuar ndaj jetës së saj të pabesueshme. Titulli, i shpërndarë nga Amazon Prime, do të jetë gjithashtu i i disponueshëm për shikuesit në Sky Q dhe Now përmes aplikacionit Smart Stick.

Ronela Hajati që përfaqëson vendin tonë do të performojë në natën e parë. Këngëtarja shqiptare do të jetë e para që do të këndojë. Shqipëria këtë herë do të jetë me një këngë ritmike. “Sekret” është shpallur fituese e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar.

(d.a/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz eurovision 2022 laura pausini ronela hajati eurovision 2022 laura pausini ronela hajati

Sondazh

Poll