Art&Argëtim

Madonna i jep fund romancës së saj me kërcimtarin 28-vjeçar

27 Prill 2022, 08:06 Nga DOSJA
Madonna i jep fund romancës së saj me kërcimtarin

SHBA- Këngëtarja amerikane Madonna Louise Ciccone, është ndarë nga i dashuri i saj më i ri në moshë nga ajo, kërcimtari Ahlamalik Williams. Sipas DailyMail Madonna e ka bërë me dije vetë ndarjen nga 28-vjeçari Williams, pasi ka postuar në Instagram dhe ka shkruar se nëse dikush ju lëndon, ai nuk është i duhuri.

“Kur dikush në jetën tuaj nuk është i duhuri për ju… Zoti do t’i përdorë vazhdimisht për t’ju lënduar derisa të bëheni të forte,” ka shkruar Madonna.

Një burim nga ‘The Sun’ tha: “Ata janë ende në marrëdhënie të mira por janë në vende të ndryshme me jetën e tyre. Ata kaluan muaj së bashku në turne dhe në izolim, por tani ai është larguar nga shtëpia e saj. Të dy po punojnë në gjëra të tjera, ishte e vështirë të mbanin të ndezur romancën e tyre.”

Lidhja e artistes 63-vjeçare me kërcimtarin 28 vjeçar Williams, zgjati rreth katër vite.

(d.d)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz ahlamalik williams madonna ahlamalik williams madonna

Sondazh

Poll