Art&Argëtim

ME VD- Momenti tronditës kur Alec Baldwin mësohet se ka vrarë një njeri, vë duart në kokë

27 Prill 2022, 17:14 Nga DOSJA
ME VD- Momenti tronditës kur Alec Baldwin mësohet se ka vrarë

SHBA- Del videoja nga momenti kur aktori Alec Baldwin merr vesh që regjisorja e filmit të tij ka ndërruar jetë nga plumbi që ai lëshoi në drejtim të saj. Në momentin e siguruar nga Dailymail, duket qartë momenti kur Policia njofton aktorin se 42-vjeçarja nuk u mbijetoi plagëve të marra, ndërsa Baldëin shokohet dhe dëgjohet teksa thotë: Jo!

Ai mban gojën me dorë në formë shoku për të paktën 25 sekonda dhe më pas shtrëngon zemrën. Më pas, kur mbledh veten, pyet nëse mund të telefonojë bashkëshorten.

“Dua të telefonoj gruan time. Unë dua të shkoj dhe të telefonoj gruan time,”-thotë ai teksa del nga dhoma duke mbajtur kokën me duar. Më 21 tetor të vitit 2021, gjatë xhirimeve të filmit Rust, aktori Baldwin ka shkrepur armën, e cila presupozohej të kishte plumba ‘falco’ duke lënë të vdekur kinematografen me prejardhje nga Ukraina.

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

showbiz showbiz alec baldwin alec baldwin

Sondazh

Poll